Pas thyerjes VV-LDK, reagon Kelmendi: Ani kur po çuditen pse PDK është në pushtet që nga viti 2007!

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me kolionin VV-LDK.Ai ka shkruar se pushteti nuk është vetëm posti i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit.“Pushteti është qeveria, të qenit në ekzekutiv ku merren vendimet”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:Ani kur po çuditen pse PDK është në pushtet që nga viti 2007!Se e ka kuptuar se pushteti nuk është vetëm posti i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit. Pushteti është qeveria, të qenit në ekzekutiv ku merren vendimet.

PDK-ja (me koalicione parazgjedhore) në 4 palë zgjedhje ka dalë partia e parë, por vetëm në 2 qeveri e ka pasur kryeministrin.Nëse do të ngulnin këmbë në rezultat zgjedhor sigurisht se shumë më herët do të dilnin në opozitë.

Kurse LVV dhe LDK më të rëndësishme sot po e shohin një grimë pushtet të mos ia japin njëra-tjetrës se sa dërgimin e PDK-së në opozitë.Në fakt, ironia është që edhe kur PDK-ja i humbi zgjedhjet dhe tha se po kalon në opozitë, LVV dhe LDK, me veprimet shpirtngushta po duan t’ia zgjasin jetën në pushtet.E kur jemi te letrat, një letër falëmnderuese do të duhej t’ua dërgonte Kadri Veseli të dyjave nëpër selitë e partive.

Lexo edhe:  Pas gati dy orësh përfundon takimi VV- LDK në Kuvend

Lini një Përgjigje