Pasi iu refuzua hyrja në Kosovë shikojeni çka bën Gjuriq

    Drejtori  i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet që po mbahen sot në katër komunat veriore të Kosovës, shkruan “Zëri.info”.

    Gjatë një interviste për “TV Pink”, në Beograd Gjuriq është shprehur optimistë se serbët do të votojnë në mënyrë masive dhe që veriu të mos merret nën udhëheqjen e Prishtinës.

    “Unë dua të apelojë për bashkatdhetarët tanë në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë, për të gjithë ata që kujdesen për mbijetesën e serbëve dhe Serbisë në ato fusha që sot masivisht të përgjigjen dhe ta ngrisin zërin tyre ndaj përpjekjeve të Prishtinës për procesin zgjedhor në veri”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton “Zëri.info”.

    Gjuriq është deklaruar edhe për refuzimin e kërkesës për hyrjen në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ai potencoi se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe se i respekton të gjitha marrëveshjet. 

    Lexo edhe:  Deputeti i partisë së Merkelit zbulon temat për të cilat do të negociojnë Kosova dhe Serbia