PDK ofertë LDK-së e VV-së: Bashkojuni koalicionit PAN, u japim edhe ministri

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se është papërgjegjësi totale për LDK-në, ndaj qytetarëve të Kosovës, mos pjesëmarrja në dialog.Beqa, në RTV Dukagjini, ka thënë nuk është diçka e re për LDK-në pjesëmarrja në bisedime.

“Pas letrës që ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump në adresë të presidentit Thaçi, gjërat janë qartësuar. Bota dhe faktori ndërkombëtar nuk ka kohë ta pret Kosovën derisa ne ta gjejmë formulën e brendshme të bashkëpunimit”, tha ai.

 


Në fotografi: Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj

Deputeti i PDK-së thotë se në vitin 2019 edhe qytetarët edhe bashkësia ndërkombëtare pret nga ne që të arrijmë një unifikim të brendshëm.Ai ka thënë se nuk e ka të qartë çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje, duke ironizuar më tej me këto dy subjekte politike.

“Nuk e di çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje. Vetëm nëse presin Putinin që gjatë vizitës në Beograd mos po shpallë edhe ai ndonjë letër”, tha Beqaj.

Beqa ka folur edhe për sondazhin e fundit që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje.Ai ka thënë se sondazhin Vetëvendosje e ka nxjerrë ashtu siç dëshiron vetë, por më tej ka shtuar se ata janë të gatshëm t’u japin disa ministri LDK-së dhe Vetëvendosjes vetëm për të zgjidhur problemin.

“Nëse këta dëshirojnë me të vërtet pushtet, le t’i bashkohen koalicionit qeveritar.

I zvogëlojmë ne ministritë u japim edhe këtyre [ministri], vetëm të zgjidhim problemin.

Mos t’i shohim interesat partiake para interesave nacionale”, deklaroi Beqa.