Pendarovski – Vuçiqit: Minishengeni duhet ta përfshijë edhe Kosovën pa ia paragjykuar statusin

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, ku ka takuar homologun e tij, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar një sërë çështjes bilaterale por gjithashtu edhe rreth zhvillimeve në rajon.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për iniciativën e “Minishgenit” për të cilën Pendarovski i ka thënë Vuçiqit se duhet ta përfshijë edhe Kosovën pa ia paragjykuar statusin.

    “Do të ishte mirë sikur i gjithë Ballkani Perëndimorë të ishte në “Shengenin e vogël” “, ka thënë Pendarovski s, shkruan rtv.rs.

    Presidenti maqedonas thotë se një nismë e tillë duhet të përfshijë edhe Republikën e Kosovës.

    “Nisma nuk i përfshinë gjashtë shtetet, kur them këtë nuk dua të ndërhyjë në raportet Beograd-Prishtinë, por mendoj që duhet gjetur një zgjidhje që Bosnja e Hercegovina dhe të tjerët t’i bashkohen kësaj iniciative. Vetëm në këtë mënyrë do të përfitojmë, pa e paragjykuar statusin e Kosovës”, ka shtuar tutje Pendarovski.

    Ndër të tjera ka thënë se çfarë vendosin Prishtina dhe Beogradi është punë e tyre.

    Lexo edhe:  Gjest i madh nga Dinamo Zagreb, dy ndeshjet e radhës i luan për Shqipërinë: Kemi lidhje të fortë

    Sipas Penadrovskit nëse një shtet nuk dëshiron që të hyjë në “minishgenen” atëherë është në rregull, duke shtuar se nuk duhet të përfshihen në një iniciativë të tillë nga ndonjë detyrim i jashtëm.

    Në fund Pendarovski ka thënë se ideja për krijimin e ‘minishengenit’ nuk është për të zëvëndësuar Bashkimin Evropian.