Përleshje tek Zyra e LDK-së në Vranjevc, disa persona të arrestuar

    Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në Vranjevc.

    Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti. Indeksonline mëson që ka edhe persona të arrestuar.

    Besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.

    Deri më tani procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së e kanë përcjellur incidente të shumta, sidomos në Prishtinë.

    Dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” u raportua për përleshje deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor.

    Lexo edhe:  Vetura godet vëlla e motër në Skenderaj, vdes 13-vjeçari