Përplaset me kuaj në autostradë, humb jetën prizrenasi në Zvicër

    Një kosovar me banim në Zvicër, ka humbur jetën pas një aksident trafiku në njërën nga autostradat drejt Cyrihut.
    Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së kësaj të hëne, kur Ded Radi rreth një kilometër pas një tuneli, është përplasur me dy kuaj të cilët lirshëm po kalëronin në trafik.

    Ded Radi ishte 53 vjeç nga Prizreni por që jetonte dhe vepronte në Zvicër.

    Pavarësisht reanimacionit menjëherë të iniciuar nga punëtorët e shpëtimit, sipas mediave zvicerane ngasësi kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Fotografitë e policisë kantonale të Cyrihut tregojnë një Passat të bardhë krejtësisht të shkatërruar me çati të çarë.

    Po ashtu, pas përplasjes së dhunshme me automjetin, ngordhën edhe të dy kuajt, njofton Klan Kosova.

    Lexo edhe:  E puthi një femër tjetër pranë të dashurës së tij, por e pësoi keq