Përurohet busti i Albrightin në Prishtinë

    Në këto qaste po përurohet në Prishtinë busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, raporton Gazeta Express.

    Në Prishtinë, afër monumentit të NEWBORN’it, për nder të 20-vjetorit të çlirimit, po bëhet përurimi i bustit të Albright, e cila mbante pozitën si sekretare në kohën kur u dha urdhri për bombardimin e Serbisë.

    Albright bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton po qendrojnë në Prishtinë, dhe së bashku kanë ecur nëpër sheshet e Prishtinës.

    Lexo edhe:  Këshilltari i Erdoganit: Greqinë e shkatërrojmë për 3-4 orë