Plagoset edhe polici nga Gjakova gjatë aksionit në veri

    Edhe një polic tjetër është plagosur sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, duke çuar në dy numrin e zyrtarëve policorë që kanë pësuar nga ky operacion.

    Burime të Klan Kosovës brenda aksionit policor në Veri të Mitrovicës bëjnë të ditur se ai është plagosur në dorë.

    Poashtu mësohet se polici i parë i cili mbeti i plagosur në këtë aksion i cili u zhvillua në mëngjesin e kësaj të marte në Veri të Mitrovicës, është nga Gjakova dhe është plagosur në pjesën e parshme te kofshës, njofton Klan Kosova.