Policia e konfirmon se u sulmua në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet se disa zyrtarë të saj janë sulmuar në mbrëmjen e së martës, në Leposaviq.

    Një njësi patrulluese kufitare është sulmuar sonte në Leposaviq nga persona të dyshuar, që besohet të jenë kontrabandues.

    “Rasti ka ndodhur përderisa njësia patrulluese kufitare ne fshatin Joshanicë, komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjate ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë”, ka treguar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

    “Nuk raportohet për persona te lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ne bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, ka theksuar ai.

    Lexo edhe:  Kryeministrja serbe: Politikanët kosovarë mund të sillen vetëm korridoreve të OKB’së