Policia jep detajet për përleshjen e PDK-së në Skenderaj

    Pas përleshjes së disa anëtarëve të PDK-së në Skenderaj gjatë ditës së djeshme, edhe Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj, shkruan Gazeta Blic. Sipas raportit të PK-së, në kuvendin zgjedhor i cili dje u mbajt në Klinë të Epërme të Skenderajt, një person është paraqitur në polici ku ka raportuar se është kanosur nga një person.Gazeta Blic merr vesh se bëhet fjalë për ish-kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun i cili në këtë kuvend kërcënoi një simpatizant të krahut të kryetarit të tanishëm të kësaj komune, Bekim Jasharit.

    Policia thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta.“Raportohet se në një lokacion në Skenderaj është raportuar për një rast prishje e rendit dhe qetësisë publike. Lidhur me rastin viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se, është kanosur me fjalë nga një person mashkull K-Shqiptar. Rasti është trajtuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.Përveç kësaj, Gazeta Blic merr vesh se Lushtakut edhe i është dorëzuar një fletparaqitje për në polici për t’u deklaruar lidhur me këtë rast.

    Ndryshe, gjatë ditës së djeshme anëtarë të PDK-së kanë pasur një përleshje në mes vete me rastin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.Gjithnjë sipas këtij burimi, deri tek rasti i incidentit është ardhur kur në këtë kuvend simpatizantët janë ndarë në dysh, në përkrahës të Sami Lushtakut dhe në përkrahës të Bekim Jasharit. /Gazeta Blic

    Lexo edhe:  "Blerim Shala dhe Halil Matoshi - na fshinë Serbia, Zahir Pajaziti: Këtyre vetëm plumbi në lule të ballit u vjen hakut”