Policia ua zë mbi 200 kilogram drogë 6 personave në Ferizaj

    Policia e Kosovës (PK), përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësiteve relevante të Ferizajt dhe në asistencë të njësiteve për reagim të shpejtë, pas një hetimi disa mujor, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar

    Ky operacion policor është realizuar nën urdhëresën dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë Themelore Ferizaj, Departamenti për krime të Rënda, pasi është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhet me një operacion policor të realizuar në tetor të vitit 2018.

    Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive me 09.02.2019, në dy lokacione të Ferizajt është realizuar kontroll policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë vepruar si grup kriminal të përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Gjatë këtij operacioni policor është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike e llojit marihuanë e mbështjellë në 193 paketimeve, e cila pas matjes ka rezultuar të jenë 209.202 kg.

    Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar gjashtë personat e dyshuar:

    XH.S. viti i lindjes 1990, mashkull, kosovar, shqiptar;B.S. viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar;G.K. viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar;F.B. viti i lindjes 1992, mashkull, shqiptar i MaqedonisëJ.B. viti i lindjes 1997, mashkull, shqiptar i MaqedonisëF.B. viti i lindjes 1994, mashkull, shqiptar i Maqedonisë

    Në këto lokacione përveç konfiskimit të substancës narkotike, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe: Katër vetura (pasat, Venta, Golf IV dhe Sharan); Para kesh 839 euro e 95 centPara kesh 520 denar Maqedonas; Para kesh 3 dollar Amerikan dhe gjashtë telefona celular.

    Referuar operacionit të parë policor të realizuar në tetor të vitit 2018, ku ishin konfiskuar 108 kilogramë e 13.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë , si dhe tani rastit të mbrëmshëm ku janë konfiskuar 193 paketimeve, në sasi prej 209.202 kg. totali rezulton të jetë rreth 317 kilogramë.

    Lexo edhe:  BE: Hiqeni taksen dhe te nesermen...

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa hetimet lidhur me rastin janë dukevazhduar.

    Bashkangjitur keni disa foto të realizuara gjatë konfiskimit të substancës narkotike e cila dyshohej se ishte e përgatitur për tu transportuar jashtë shtetit të Kosovës.