Provokon keq trajneri i shpresave të Shqipërisë, Redi Jupi: Vetëm një futbollist i Kosovës mund të luajë tek Shqipëria

Ish-trajneri i Shqipërisë U21 që është opinionist në “Procesin Sportiv”, Redi Jupi, njihet si nxitës i debatit rreth Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Një deklaratë krahasimore e dha edhe sonte, ani pse nuk iu kërkua të bënte dallimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria. Të jeni të bindur që Kosova nuk është aspak më e fortë se Shqipëria”, deklaroi fillimisht Jupi, përcjellë Olle.

“Dallimi është se Kosova po iu merr maksimumin futbollistëve, ndërsa jo”.

“Nga lojtarët e Kosovës vetëm një lojtar mund të luajë te Shqipëria, Milot Rashica, asnjë tjetër”.

“I kam parë dy ndeshje të Kosovës dhe ia di përmendësh formacionin, ndërsa formacionin e Shqipërisë nuk e di akoma”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Jupi jep deklarata provokuese në relacionin Kosovë-Shqipëri.

Ai kishte thënë fjalë ngacmuese edhe për Lorik Canën, për të kërkuar më pas ndjesë dhe për t’u sqaruar përsëri.

Redi Jupi ka qenë sivjet trajnri i U21 të Shqipërisë, duke shënuar rezultate katastrofale me humbje të rënda, madje edhe nga kundësrshtarë shumë të dobët. Në të kundërtën, përfaqësuesja U21 e Kosovës luftoi deri në fund për një biletë në pleyoff per europian, duke i nxjerrë pikë edhe Gjermanisë.

Lexo edhe:  Rashica asist e gol për dy minuta ndaj Bayernit