Pse veç Amerika? Presidenti serb kërkon përfshirjen e Rusisë e Kinës në dialog

    Presidenti serb, Aleksandar Vucic, pas takimit që u zhvillua në Bruksel me Mogherinin dhe liderët e tjerë të Ballkanit, ka folur për letrën që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar atij dhe presidentit kosovar, Hashim Thaçit, transmeton gazetametro.net.

    Vucic ka thënë se nuk pajtohet me vlerësimin e Trump, se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë në fazën përfundimtare.

    “Trump thotë se kemi hyrë në fazën përfundimtare, nuk mund të pajtohem plotësisht. Unë nuk mendoj se jemi pranë zgjidhjes”, tha ai.

    Vucic, thotë se në këtë proces duhet të përfshihen faktorë të tjerë, si Rusia, Kina, Europa e OKB’ja.

    “Të gjithë duhet të përfshihen, europianët, OKB’ja, rusët dhe partnerët tanë kinezë”, ka thënë Vucic./Gazetametro.net

    Lexo edhe:  Komandanti i FSK'së flet për veteranët: Jam i gatshëm...