Publikohet dokumenti i George Bushit për ushtrinë e Kosovës

    Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur ushtrinë edhe në vitin 2008.

    “Me 19 mars 2008, Presidenti George W. Bush nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të ShBA-ve për Kosovën. Ky vendim është ende në fuqi”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook.

     

    “Me transformimin e FSK-së me 14 dhjetor, do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme ushtarake”.

    “Transformimi i FSK-së gjithashtu do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës”.

    Lexo edhe:  Daut Haradinaj dikur për Vlora Çitakun: Ajo çikë po na e zbardh fytyrën