Publikohet video e arrestimit të bandës së shqiptarëve në Britani

    17 anëtarë të një bande janë dënuar, pas një operacioni sekret në Britani. Në mesin e të ndaluar janë edhe dy shqiptarë të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.

    Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj.

    Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit.

    Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një vlerë 20 milionë £, të fshehura brenda në makinë.

    Lexo edhe:  Kosovarët kthehen nga vatra e luft.ës, flet Ministri i Drejtësisë