Putin i premton rusëve “dhuratën e bukur për Vitin e Ri”: Arma hipersonike që mund të shkatërrojë botën

Shumë prej nesh gjatë festave të fundvitit mendojnë për dhuratat për të afërmit e tyre, ose për çfarë feste do të organizojnë për Vit te Ri, por Vladimir Putin është ndryshe.

Ai kaloi ditët e kaluar duke monitoruar live testin e raketës bërthamore që mund ti japë Rusisë supremacinë ushtarake, dhe me gjasa të rrezikojë gjysmën e planetit.

 

Sipas deklaratës së presidentit rus, raketa e quajtur Avangard do të jetë sipas tij “dhurata më e bukur për Vitin e Ri”.

Arma vdekjeprurëse kaloi me sukses testin final, duke udhëtuar me shpejtësi hipersonike, 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, nga baza e Dombarovskiy në Malet Urale deri në gadishullin e largët të Kamçatkës, 6000 kilometra më larg.

Sipas Putin, Rusia është vendi i vetëm me këtë teknologji, me material që duron edhe temperaturat e larta të atmosferës me atë shpejtësi, që mund të arrijnë në 2000 gradë celsius.

Autoritetet ruse mendojnë që raketa nuk mund të kapet nga sistemet mbrojtëse amerikane, dhe do të hyjë në funksion vitin e ardhshëm.

Lexo edhe:  Instituti Amerikan i Marinës publikon skenarin e një konflikti të mundshëm ushtarak Turqi-SHBA