Qëndrimi i Rusisë për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov është shprehur kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës, duke e quajtur këtë veprim si provokim për rajonin.

Sipas Lavrow, Kosova po shkakton destabilitet në Ballkan duke mos i përfillur marrëveshjet e më parshme.

 

“Kosova është bërë burimi kryesor i destabilitetit në rajon, duke injoruar marrëveshjet e më parshme dhe duke bërë provokime të ndryshme”, thuhet në një postim të ambasadës ruse në llogarinë zyrtare në rrjetin shoqëror “Twitter”.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, i cili ka hedhur poshtë konstatimet e ministrit rus Lavrow, duke i thënë se është gabim dhe se Kosova është vend paqësor. “Serbia është i vetmi kërcënim i paqës në Ballkan dhe burimi i vetëm i destabilitetit. Kosova ka treguar vetën si populli më paqësor në botë”, ka thënë Pacolli.

Ai tutje ka sqaruar se askush nuk duhe t’i frikësohet Forcës së Armatosur të Kosovës, duke thënë se “ata do të sjellin paqe dhe për mision kanë vetëm mborjten”, ka përfunduar ai në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”.

Ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Derisa, një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, se Uashingtoni ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur.Ndryshe, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se komisioni i ka përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato, më 14 dhjetor, do të jenë në Kuvend./Gazeta Blic/