Qeni që me javë priti kthimin e pronarëve të tij pas zjarrit vdekjeprurës të Kalifornisë

    Teksa ka kaluar afro një muaj nga zjarret e furishme që shkatërruan Kaliforninë, në SHBA, vjen një zbulim i lumtur për një grua, e cila mendonte se e kishte humbur qenin e saj Madison.

    Qeni ishte arratisur pas zjarrit, duke u kujdesur nga disa vullnetarë.

     

    Andrea Gaylord jetonte në Paradise, një prej zonave më të shkatërruara nga zjarri.

    Gruaja ndodhej jashtë qytetit kur shtëpia e saj u shkatërrua nga flakët dhe për javë me radhë nuk u lejua që të kthehej.

    Kur të mërkurën e kaluar Andrea më në fund mundi të kthehej në Paradise, në rrënojat e shtëpisë gjeti qenin e saj Madison, i llojit pastor, i cili qëndronte i ulur para derës dhe e priste.

    Pas zjarrit qeni u kujdes nga vullnetarët e ‘K9 Paë Print Rescue’, por ai nuk e harroi kurrë shtëpinë, duke befasuar të zonjën në rikthimin e saj.

    Lexo edhe:  Edhe Le Pen e shokuar për trajtimin që iu bë Vuçiqit në Francë