Ramush Haradinaj tregon se pse nuk do të takohet me Edi Ramën

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse nuk do takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

“I padituri nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.