Ramush Haradinaj zbulon se çfarë bisedoi me njerëzit e Angela Merkelit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka treguar detajet e takimit që zhvilloi me dy njerëzit e kancelares gjermane, Angel Merkel.

Lexo edhe këtë lajm: Fillon takimi i Haradinajt me dy këshilltarët e Angela Merkel

“Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Kosova Sot”.

Lexo edhe:  Pse Haradinaj thirri seancë të jashtëzakonshme, dy ditë para se të vijë zyrtari amerikan