Rashica fiton një ‘çmim’ të rëndësishëm, ja çfarë shkruan klubi për të!

    Pas përfundimit të ciklit të fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, në tërë globin, FIFA 19 ka publikuar formacionin e tyre më të mirë të javës.

    Paraqitja e mirë e Milot Rashicës, sidomos kundër Maltës, është shpërblyer nga FIFA.Milot Rashica zhvilloi paraqitje të mira në ndeshjen Maltës dhe Azerbejxhanit dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të FIFA19, shkruan GazetaBlic.

    Ja formacioni më i mirë: Alisson (Brazil), Kolarov (Serbi), Van Dijk (Holandë), Orban (Hungari), Salah (Egjipt), Pjanic (Bosnje Hercegovinë), Wijnaldum (Holandë), Valencia (Ekuador), Kane (Angli), Mahrez (Algjeri), Sane (Gjermani).“Çmimi është këtu.

    Rashica ka një shpejtësi me 91%, raketë. Urime Rashica”, shkruan faqja zyrtare e Werderit./GazetaBlic/