Reagon ashpër Balje: Dënim të ashpër për ngacmuesit seksual!

    Deputetja e grupit 6+, Duda Balje ka reaguar ashpër ndaj personave të përshirë në ngacmime dhe shantazhe seksuale.

    Sipas deputetes boshnjake, personat e tillë meritojnë dënimin më të ashpër sipas ligjit.

    “Ju, ish zëvendës ministra, policë, doktorë, ngacmues e sulmues seksual e shfrytëzues të të miturave të kërkoni fajtorin tek të tjerët, nuk është njerëzore – turp për ju. Unë, nuk e di për kryetarin e Kosovës, as për prokurorë, as për gjykatës, sa më përket mua ju meritoni dënimin më të ashpër të paraparë me ligj. E di që ky krim ka ndodhur edhe më herët, por na mbetet neve që ta ndalojmë që mos të ndodhë më, dënimi është vetëm fillimi i pagimit të krimit”, ka shkruar ajo.

    Lexo edhe:  Flet njeriu në duart e të cilit ndërroi jetë Adem Demaçi