Reagon Edita Tahiri: Deputetët që vendosin me kokën e të tjerëve, nuk mund t’i shërbejnë vendit

Edita Tahiri është shprehur e befasuar se si kemi zgjedhur deputetë që zgjedhen dhe nuk e dinë pse.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se të tillën që vendosin me kokën e të tjerëve nuk mund t’i shërbejnë vendit.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

20 vjet demokraci ne Kosove. Jam e befasuar qe paskemi deputet qe zgjidhen dhe nuk e dine pse? Te tille qe vendosin me koken e tjereve nuk mund t’i sherbejne vendit!