Real Madrid gati për transferimin bombastik, emri befasi

Tifozët e Real Madridit ende janë duke pritur që skuadra e tyre të bëjë një transferim të bujshëm, i cili së paku deri diku do të mbulonte mungesën e Cristiano Ronaldos.

Neymar dhe Eden Hazard janë emrat që u përmendën më shumë për të zbarkuar në “Bernabeu”. Megjithatë, madrilienët së fundi kanë piketuar Edinson Cavanin e PSG-së

“Diairo Gol” njofton që Reali ka gati 70 milionë euro për sulmuesin uruguaian. Drejtuesit e Realit kanë vendosur të lëvizin për Cavanin, duke parë që transferimi i Robert Lewandowskit është shumë i komplikuar. Gjithsesi, edhe polaku mbetet opsion.