Remi ende nuk flet për Specialen, poston këngë në Facebook

Një ditë pasi Indeksonline raportoi se Rrustem Mustafa- Remi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të paraqitet për intervistim, ai sot ka shpërndarë këngë patriotike në profilin e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

“Shoqëria kulturore“Azem Galica” Prishtinë. Me këngë për Zahir Pajazitin në Gjirokastër me 2004!

 

Dëgjim të këndshëm”, ka shkruar Remi sipër këngës së postuar në Facebook.

Ndryshe avokati i tij, Arianit Koci dje ka thënë se Rrustem Mustafa do të paraqitet vullnetarishtnë Hagë dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.