Revista e njohur amerikane Forbes: Kosova do t’i tronditë Kombëtaret e mëdha, Bullgaria është në ankth

evista e njohur amerikane Forbes vlerëson se Kosova mund t’i tronditë Kombëtaret e mëdha në kualifikime për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Kosova do të luajë në Grupin A me Kombëtare me nam si Anglia, Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi. Verdhekaltrit e nisin fushatën kualifikuese të hënën më 25 mars kundër Bullgarisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Gazeta Express.

Forbes shkruan se derisa kundërshtarët e Kosovës mund të jenë të ranguara më mirë në FIFA, Kosova nuk ua ka frikën dhe synon të shkaktojë befasi të madhe.

E revista amerikane thotë se Bullgaria udhëtoj drejt Prishtinës me ankth.

“Kosova vuajti në kualifikime për Kampionatin Botëror 2018, por lulëzoi në Ligën e Kombeve. Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi janë një hap më lartë se Kosova në Ligën e Kombeve, por jo një hap aq i madh sa Kosova t’ia ketë frikën.

Në fakt, është e kundërta: Dardanët do ta shfrytëzojnë rastin për të shkaktuar tronditje. Ylli i tyre, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, i ka shënuar shtatë gola në 9 ndeshje në Bundesligë më 2019 dhe do të kërkojë ta sjellë këtë formë edhe në ekipin kombëtar. Bullgaria do të udhëtojë drejt Prishtinës të hënën mbrëma në ankth”, shkruan Forbes.

Lexo edhe:  Zhegrova s’është normal, ja çka bën me shishe plastike!