Rrahje masive mes reperëve të njohur në aeroportin e Parisit (Video)

Dy reperët e njohur Booba dhe Kaaris janë arrestuar sot (e premte) pas një përleshje masive. Ngjarja e cila ka rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore, ka ndodhur në aeroportin e Parisit.

Udhëtarët e alarmuar janë parë teksa lëvizin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku mes reperëve po zhvillohej një rrahje masive.

Në videon e xhiruar nga një kalimtar rasti vërehen bandat teksa përleshën në një dyqan brenda aeroportit, para se gjendja të eskalonte edhe më tepër.

Menaxhmenti i aeroportit konfirmoi se aeroporti u mbyll përkohësisht për shkak të incidentit, teksa kjo ndikoi edhe vonesë në disa prej fluturimeve.

Booba dhe Kaaris janë dy emra të njohur të muzikës në Francë, të cilët dikur ishin miq të mirë, madje edhe kishin bashkëpunuar, por që ky raport ka përfunduar me rivalitet të thellë.