Serbët dalin me propozim për ndarjen e Kosovës, i duan këto komuna

Kosovska Mitrovica, 27.03.2018. - U severnoj Kosovskoj Mitrovici jutros je mirno i odvijaju se uobicajene aktivnosti, ali se oseca ogorcenje i bes zbog hapsenja direktora Kancelarije Kosova i Metohije Marka Djurica i ponasanja pripadnika Kosovske policije. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/DS)

Një think –tank serb që drejtohet nga Jelena Milic,e cila mbahet si proeuropiane, ka dalë me një propozim për ndarjen e Kosovës. Në publikimin e fundit të Qendrës për Studime Euroatlanike, të titulluar West Side Story, propozohet haptas që të “korrektohet linja administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila do të shkonte pak a shumë përgjatë katër komunave në Veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçanit, Zubin Potoku dhe Leposaviqi), të banuara me shumicë serbe, siç thuhet si një nxitje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke pasur parasysh se formati aktual i negociatave nën ombrellën e BE’së ka arritur në një pikë bllokade.

Kjo qendër (CEAS) sugjeron që negociatat për korrektimin e linjës administrative ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të organizohen nën ombrelllën e Perëndimit.

“Ky korrigjim do të pasohej menjhërë me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve (Serbi –Kosovë). CEAS sugjeron që kjo të bëhet në një format më të zgjeruar, në prani të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroadcisë ku disa konteste kufitare ndërmjet Bosnjës dhe Krocisë e ndoshta edhe disa tjera do të mund të zgjidheshin e po ashtu edhe disa cështje të hapura që kanë mbetur nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat e viteve 90’të, para së gjithash ajo e personave të zhdukur” thekson CEAS.

Kjo organizatë beson se duke treguar gatishmëri për të mbështetur një qasje të prezantuar në këtë raport, administrata e SHBA’së si një shtet kyc i NATO’s, do të demonstronte aftësinë e saj standarte për të implementuar rrethanat e reja në terren, një qëndrim të pakompromis ndaj Kremlinit, përkrahejen e BE’së dhe para së gjithash maturitetin për fuqizimin e kohezionit në NATO pa koncesione të mëdha financiare dhe politike.