Serbët vazhdojnë ‘vajtimin’ për taksën 100%: Ja çka thonë tash!

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se pas rreth dy muajsh që kur është ngritur taksa në 100 për qind për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës, gjendja është vazhdimisht e më e rëndë.

Sipas tij, Qeveria në Prishtinë është e gatshme për gjithçka në mënyrë që t’i detyrojë serbët të largohen nga territori i Kosovës.“Autoritetet në Prishtinë nuk kanë zgjedhur mënyrë që t’ua vështirësojnë jetën serbëve në territorin e Kosovës e Metohisë.

Ata kanë ngritur taksën, që në terren nënkupton bllokadë të shpërndarjes së prodhimeve serbe në Kosovë e Metohi, dhe kjo tregon se ata janë ndalen ndaj asgjëje, se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka… Nëse kjo nënkupton vështirësim dhe përkeqësim të jetës për serbët në KeM, të cilët këtu kanë qëndruar nën bomba, kërcënime e presione, ata presin që këto sanksione ekonomike të nënkuptojnë tërheqje të serbëve nga territori i Kosovës e Metohisë”, ka thënë Simiqi për “Radio Beogradin”, transmeton Koha.net.

Ai ka paralajmëruar se gjendja është çdo ditë e më e vështirë.Simiqi kujton se ministrat e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje më 27 mars të vitit të kaluar, kur, siç thotë ai, është kryer sulmi brutal ndaj drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ndërsa deputetët e Listës Serbe janë larguar nga momenti kur Qeveria e Kosovës ngriti taksën në 100 për qind.

Megjithatë, ai bën thirrje për qetësi e përmbajtje, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare kërkon respektim të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Lexo edhe:  Republika e Kosovës me asnjë veprim nuk i ka shkel parimet e CEFT-ës