Shaqiri shënon edhe një supergol (Video)

    Liverpooli e ka filluar kampanjën e re në Premier League me fitore impresive ndaj West Hamit.

    Skuadra e Jurgen Klopp shënoi katër gola në ndeshjen hapëse në Premier League përballë ”Çekanëve”.

    Reprezentuesi zviceran me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri nuk startua nga minuta e parë në ”Anfied”, shkruan IndeksOnline.

    Trajneri, Klopp e inkuadrua Shaqirin në dhjetë minutshin e fundit të ndeshjes, ku në këta minuta, ai arriti të bëjë një paraqitje të mirë.

    Shaqiri po vazhdon t’i impresionojë bashkëlojtarët si dhe trajnerin edhe në seancat stërvitore të skuadrës.

    Së fundmi, Shaqiri ka arritur të shënojë një gol të bukur në stërvitje.

    Dhe normalisht, këtë gol e ka publikuar faqja zyrtar e Liverpoolit në Twitter.

    Lexo edhe:  AAK-ja e Lipjanit kalon në PDK