Shaqiri vjen me lajmin e vitit për tifozët e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri këmbëngul se është i gatshëm të luajë, pasi Jurgen Klopp ende nuk e ka besimin e plotë në të – për ta inkuadruar në formacionin titullar.Trajneri i Liverpool ka sugjeruar që ai tani është gati të bëjë ndryshime në ekipin e tij, pasi ka emëruar një formacion të pandryshuar për tre ndeshjet e para të sezonit, shkruan GazetaBlicLiverpooli luan në udhëtim ndaj Leicester në ndeshjen e tyre të ardhshme të shtunën, dhe Shaqiri është gati të ndihmojë ekipin e tij të ri në cilin do pozicion në sulm.

“Menaxheri ka sjellë disa lojtarë këtë verë me cilësi shumë të mirë, të cilët do të ndihmojnë shumë,” tha fillimisht Shaqiri.“Unë besoj se unë mund të luaj në çdo pozicion përgjatë vijës së sulmit dhe trajneri e di këtë.”“Kam luajtur çdo pozicion në miqësoret: kam luajtur si numër nëntë, kam luajtur si numër 10 dhe kam luajtur si anësor. Kjo është me të vërtetë mirë dhe më pëlqen futbolli ashtu siç luan trajneri. Është futboll perfekt edhe për mua.”

Shaqiri në fund shtoi se është ambientuar mirë në klubin e tij të ri, duke u ndihmuar nga fakti se ka fytyra të njohura përreth tij.