Shikojeni çka ndodhi në Ferizaj

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një punëtori automekanike në fshatin Gerlic të Ferizajit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

 

Gashi ka thënë se përveç dëmeve materiale ku janë djegur disa vetura, nuk ka të lënduar.

Ai ka treguar se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. /Telegrafi/

Lexo edhe:  Naser Selimi, njeriu që mposhti kancerin në Prevallë (VIDEO)