Shikojeni se si vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Prishtinë (Video)

    Në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit në një xhami në Prishtinë, është vjedhur arka e bamirësisë.

    Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe është publikuar edhe në rrjetet sociale.

    Është pikërisht Ramadan Avdullahu i cili ka bërë publike videon në fjalë ku shihet edhe personi i cili me një kazmë mundohet që të hapë arkën dhe arrin të marrë të gjitha të hollat që gjendeshin brenda saj.

    Siç shihet nga video-ja personi i dyshuar kur mbledh të gjitha të hollat mbyll atë dhe largohet.

    Ndërkaq, vjedhje të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, përcjell Telegrafi.

    Lexo edhe:  Sheshel nxjerr vrer ndaj shqiptarëve: Nëse shqiptarët nisen në veri, Ushtria e Serbisë nuk duhet të vij deri te Ibri por të merr gjithë Kosovën