Shikoni si Edon Zhegrova e ‘shëtit’ mbrojtjen kundërshtare në Ligën e Evropës

Edon Zhegrova ka dhuruar një tjetër shfaqje mbresëlënëse për ekipin e tij, Genk.

Genku ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kalimit në raundin e tretë në Ligën e Evropës pas fitores 5-0 ndaj CS Fola Esch në ndeshjen e parë.

 

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje.

Edhe pse nuk arriti të gjente golin, loja e Zhegrovës nuk kaloi pa u vënë re, i cili me shpejtësinë dhe cilësitë dribluese, vuri jo pak herë në vështirësi mbrojtësit e skuadrës nga Luksemburgu./Lajmi.net/