Shteti ia lë pa punë gruan Hashim Thaçit

    Këshilli Shtetëror i Cilësisë së Arsimit ka marr vendim gjatë ditës së sotme për mbylljen e tri universiteteve publike dhe disa private në vend. Në mesin e këtyre universiteteve është edhe ai i Mitrovicës, ku Zonja e Parë, Lumnije Thaçi është prodekane, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dukagjin Zeka, pjesë e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ka thënë për Gazetën Insajderi se ky vendim është bërë në bazë të raportit të ekspertëve ndërkombëtar.

    “Nuk janë mbyllë Universitetet por nuk kanë akreditim institucional për vitin akademik 2019/2020 në bazë të raportit të ekspertëve ndërkombëtarë”, ka thënë Zeka.

    Pjesë e këtij vendimi ku tri universitete nuk do të mund të regjistrojnë studentët për vitin akademik 2019/2020 është edhe Universiteti “Isa Boletini”, në Mitrovicë, ku prodekane është gruaja e Presidentit të vendit, Lumnije Thaçi.

    Insajderi kishte raportuar para një muaje që këtij universiteti iu kishe rekomanduar mbyllja pasi që ekspertët ndërkombëtar kishin gjetur vërejtje të shumta.

    Dy vite më parë, Gazeta Insajderi, pati zbuluar se punësimi i Zonjës së Parë në universitetin publik të Mitrovicës është bërë nëpërmjet një komisioni, i cili ka pasur në përbërje dy njerëz me të kaluar politike dhe një që ka mbajtur post të lartë publik, gjatë kohës kur qeveria udhëhiqej nga bashkëshorti i saj, Hashim Thaçi, tash president i Kosovës. /Insajderi.com

    Lexo edhe:  Bombardimi i Serbisë nga NATO, arsyeja pse 68 % e serbëve janë kundër anëtarësimit këtë aleancë