Shyhrete Behluli e ka mbesën kaq të bukur

Një kukull e gjallë sikur mbesa e Shyhretes.

Shyhrete Behluli është këngëtare që për çdo ditë ka çfarë të thuhet e të shkruhet për të.

Përveç krijimtarisë së saj të shtrirë ndër vite, ajo gjithmonë ka dhënë arsye që emri i saj të sillet vërdallë mediave rozë, shkruan Kosovarja.

Kjo sepse në familjen e saj nuk është vetëm ajo e njohur për publikun shqiptar, por edhe tërë anëtarët e tjerë.

Duke ia nisur nga më i madhi deri tek më i vogli, janë të afirmuar e të mirënjohur për një masë të gjerë.

Edhe për ata shkruhet dhe analizohet çdo gjë në detaje, sepse gjithnjë bëjnë përshtypje për veprimet e tyre.

Mbi të gjitha bukuria e tyre është e përfolur dhe e stërfolur, dhe është interesante se secili është më i bukur se tjetri.

Por, nga të gjithë familjarët e këngëtares, po del dikush tjetër t’ua kalojë e ti lëjë në hije.

Ajo është mbesa e saj Elira, bukuria e së cilës po rritet dita ditës me të. Dëshmitar për këtë janë edhe fotografitë e imazhet e ndërsjellta deri më tani.

Lexo edhe:  "1000 euro", moderatorja shqiptare tregon hapur ofertat nga meshkujt

Një të tillë ua pasqyrojmë tani, e cila nuk po duket tjetër përveç si një kukull e gjallë.