Si filloi dashuria mes Rexhep Selimit dhe gruas së tij në luftën e UÇK-së

Gruaja e deputetit të LVV, Shqipe Mehmeti – Selimi, Rexhep Selimi, ka treguar për Insajderin periudhën e luftës dhe pjesëmarrjen e saj në luftën e UÇK-së.

Ajo për Insajderin ndër të tjera, ka treguar edhe kohën kur e ka njohur Rexhep Selimin, tashmë burrin e saj.

“Si me Rexhën, unë jam takuar edhe me shumë bashkëluftëtarë te tjerë por, pash diçka tek ai dhe kështu me kohë, duke e parë, duke biseduar me të, normalisht që ndjenjat janë rritur për të dhe kështuqë,pasluftës, e kurorëzuam me martesën tonë”, ka thënë Shqipja.

Lexo edhe:  Ushtar, poet, e piktor: Lexoni 6 fakte të rralla për heroin Agim Ramadani