Skandali i sportistit serb, i drejtohet Albright: Do të digjesh në ferr gjyshe

    Madeleine Albright, e cila në vitin 1999 ka qenë sekretare amerikane e shtetit, mendohet të jetë një prej avokatëve kryesorë të agresionit të NATO-s në ish-Jugosllavi, shkruajnë mediet serbe.

    Basketbollisti serb, Marko Keselj, në ditën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në rrjetin social Twitter e ka postuar një foto me një porosi, në të cilën shkruan:

    “Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e ngjarjes. Do të digjesh në ferr gjyshe”, ka shkruar basketbollisti serb.

    Sidoqoftë, Madeleine Albright dhe ish-shefi i saj, Bill Clinton, që nga dje po qëndrojnë në Kosovë. Ata janë pritur me nderimet më të larta në vendin tonë.

    Lexo edhe:  Aksident i tmerrshëm në rrugën Prishtinë- Podujevë, dyshohet për viktima