Stoltenberg Vuçiqit i drejtohet me president e Haradinajt me zotëri

Përveç që ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës po bëhet në një kohë jo të duhur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk e njeh as pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Në njoftimin zyrtar sot lidhur me një bisedë telefonike të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Stoltenberg të dytit i është drejtuar vetëm me zotëri, ndërsa të parit me president.

Stoltenberg bisedon me Haradinajn dhe Vuçiqin

“Sot, kam thirrur Presidentin Vuçiq dhe zotëri Haradinajn për t’i informuar për rezultatin e takimit të së mërkurës të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Nënvizova se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe të përmbahen, dhe të shmangin çdo deklaratë apo veprim provokues”, thuhej në njoftim të Stoltenbergut.