Studenti vret profesorin, lejoi përzierjen e djemve dhe vajzave në mësim

Profesori Khalid Hameed është raportuar i vdekur nga student i tij, i cili sipas raportit policor, e kishte paralajmëruar profesorin të mos lejojë përzierjen gjinore në mësim me arsyen se “është kundër mësimeve të Islamit”

Një student Pakistanez është arrestuar pasi e therri profesorin për vdekje pas organizimit të mësimit me përzierje gjinore, në një Kolegj public, thotë raporti i Policisë.

Profesori asociues Khalid Hameed, është vrarë në kampusin e Kolegjit Sadiq Egerton në qytetin jugor të Bahawalpur, u tha nga një zyrtar local policor për AFP news agency.

“Profesori kishte organizuar pritje për studentët e rinjë, duke përzier të dy gjinitë në klasë, dhe ngjarja parashikohej që të ndodhte nesër, të enjten” tha zyrtari policor i qytetit.

Sipas raportit të regjistruar në polici, një kopje e cila është siguruar nga AFP, student ka bërtitur që do ta vras profesorin sepse ai është duke “promovuar gjëra të turpshme”.

“Përzierja e gjinive është kundër mësimeve të Islamit, dhe unë e kam paralajmëruar atë që të ndalojë” ka thënë personi që kreu krimin, thuhet në raport policor.

“Kur profesori ishte duke hyrë në zyrën e tij, një djalë e sulmoi me një thikë, duke e goditur në stomak dhe kokë” i është thënë AFP-së.

Lexo edhe:  Flota franceze e gatshme për luftë kundër flotës britanike