Studimi i 2013-s: Ja ku janë 9 zonat sizmike në Shqipëri dhe magnitudat maksimale që arrijnë tërmetet

    Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

    Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5. Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

    9 zonat e burimeve sizmike me magnitudat maksimale:

    Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

    Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

    Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

    Korçë-Ohër me Mmax=6.9

    Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

    Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

    Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

    Pejë-Prizren me Mmax=6.8

    Zona e Shkupit me Mmax=6.5

    Lexo edhe:  Mustafa lë të hapur mundësinë e dështimit të koalicionit me VV’në: Nëse nuk pajtohemi LDK shkon në opozitë