Studiuesi i fesë që është pritur nga Myftiu Tërnava do të ekzekutohet nga Arabia Saudite

    Arabia Saudite ka vendosur që të ekzekutojë për vdekje tre dijetarë islam, Sheik Salaman al-Awdah, Awad al-Qarnin dhe Ali-al Omari.

    Ekzekutimi i tyre është vendosur që të bëhet pas muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan tasnimnews.

    Por njëri nga personat që do të ekzekutohet kishte qenë për vizitë edhe në Kosovë, ku kishte takuar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën.

    Të tre dijetarët islam, janë duke u mbajtur në burg për akuza të shumta që lidhen me terrorizëm, dhe pritet që të ekzekutohen me vdekje.

    Gjykata Speciale në Riad kishte caktuar një seancë për 1 maj, megjithatë ajo ishte shtyrë, dhe ende nuk dihet se kur do të merret një vendim tjetër.

    Awdah që kishte takuar Tërnavën, ishte arrestuar në shtator të vitit 2017, pasi kishte bërë lutje për pajtim në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit.

    Sheik Salaman al-Awdah përveç që kishte takuar Naim Tërnavën me një delegacion të gjerë, kishte mbajtur edhe një ligjëratë në Fakultetin e Studimeve Islame në Kosovë, dhe gjithashtu kishte mbajtur Hutbe edhe në Tiranë.

    Lexo edhe:  Nga AAK e zbulojnë se kush nga politika, qëndron prapa grevës së SBASHK-ut