Stuhi në Tivar, nga deti shpëtohen 13 persona (Video)

    Falë reagimit të ekipeve shpëtimtare të sigurisë detare, nuk ka pasur pasoja në njerëz e në lundra.

    Një stuhi e fuqishme e ka përfshirë qytetin bregdetar Tivar në Mal të Zi, duke shkaktuar probleme në plazhe e në breg.

    Stuhia e befasishme e ka përfshirë bregun tivaras nga kepi Ratac deru në Volujice, transmeton gazetametro.net

    Tri anije të Drejtorisë së sigurisë detare, kanë kthyer nga deri i hapur 7 lundra dhe kanë shpëtuar 13 persona, njofton TV i Malit të Zi.

    Duke ju falënderuar reagimit të ekipeve shpëtimtare të sigurisë detare, nuk ka pasur pasoja në njerëz e në lundra.

    “Dy persona në një barkë në marinën e Tivarit janë shpëtuar, një velore, së cilës i është këputur direku ka mbetur pa motor, sepse i është prishur dhe ajo është tërhequr deri në lima”, kanë thënë zyrtarë të shpëtimtarëve.

    Lundra SAR3, thuhet më tej, ka qenë në kontroll të trafikut detar dhe në atë kohë po kthehej nga Ulqini.

    “Ekuipazhi ka lundruar afër terminalit të naftës së Jugopetrolit ka përcjellur një lundër gome me katër persona dhe një velore me dy veta”, kanë thënë ata./gazetametro.net

    Lexo edhe:  Shmanget konfrontimi i policisë kufitare të Kosovës me ushtrinë e Serbisë