Sulm vetëvrasës në bazën amerikane në Afganistan, raportohen 3 agjentë të vrarë

Forcat ushtarake amerikane në Afganistan, ka thënë se tre agjentë amerikan dhe një kontraktues, janë vrarë si pasojë e një shpërthimi me bombë afër bazës ushtarake amerikane në Afganistan.

Talebanët kanë marrë përgjegjësi për sulmin

Sipas talebanëve, një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer bombën në një makinë afër bazës ushtarake amerikane, në të cilën gjenden ushtarë dhe agjentë të SHBA’së.

Ndërsa në deklaratën e bazës amerikanë thuhet se gjithashtu tre ushtarë amerikanë kanë marrë lëndime si pasojë e shpërthimit, dhe janë dërguar në kujdesin mjekësor.

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA;së, tha se sipas rregullave identiteti i personave të vrarë do të bëhet publik pas 24 orëve, që është bërë sulmi, dhe se ata do t’i mbajnë mediat të informuara për zhvillimet e fundit.

Lexo edhe:  Si u bë Jacinda Ardern nga DJ e diskotekave në kryeministre të Zelandës së Re