Sulmohet prokurori në Pallat të Drejtësisë

    Prokurori Blerim Igrishta është sulmuar sot nga një dëshmitar brenda gjykatores së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    KALLXO.com merr vesh se është dashur ndërhyrja e sigurimit të Gjykatës për të evituar situatën.

    Prokurori Igrishta ka rrëfyer rastin për KALLXO.com, sipas tij, pala e ka kapur për krahu dhe se i ka thënë prokurorit “Shihemi jashtë”.

    “Në momentin kur gjyqtarja tregoj se po shtyhet seanca, dëshmitari filloj të bërtas, dhe unë ia tërhoqa vërejtën se këtu është gjykatë dhe se mund të ndiqet penalisht. Ai filloj duke ma bëre me dije se do të shihemi jashtë. Pasi kemi dalë jashtë aj erdhi dhe me kapi për krahu duke me thënë se ta bëj kështu dhe ashtu, dhe pastaj as unë nuk rezistova dhe e kapa çka shtyri edhe në intervenimin e pjesëtareve të sigurisë së gjykatës”, ka thënë për KALLXO.com prokurori Igrishta.

    Ai po ashtu tha se lidhur me rastin ka dhënë deklaratë në Polici.

    Pas ngjarjes së krijuar është dashur edhe intervenimi i personelit të sigurisë së gjykatës.

    Rastin për KALLXO.com e konfirmoje kryeprokurori Imer Beka.

    Ai tha se ndaj prokurorit Blerim Igrishta, ka pasur një kanosje nga një palë në gjykatë dhe se ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore.

    “Po ka filluar një procedurë ndaj një dëshmitari, i cili e ka kanosur prokurorin Blerim Igrishta”, tha kryeprokurori.

    Lexo edhe:  Nxehen gjakrat mes boksierit Mazrekajt dhe djalit të kriminelit Arkan: Ja çfarë mesazhi ka boksieri shqiptar