Surroi e lexon ndryshe letrën e Trumpit dërguar Thaçit: “Po iu shkruajmë meqë po iu pengon Qeveria dhe Opozita”

Ja se si e lexon Surroi letrën e Trumpit drejtuar Thaçit

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar me emrin Veton Surroi ka bërë një shkrim në gazetën e tij, Koha Ditore të postuar më pas edhe në portalin Koha.

Ky shkrim titullohet “Fjalori për lexim letrash” duke iu referuar në konkretësi letrës së dërguar nga presidenti amerikan Donald J. Trump presidentit tonë, Hashim Thaçit.

Ja çka thotë në pjesën e parë të leximit të tij të letrës:

“Meqë na keni thënë se e keni afër marrëveshjen për këmbim territoresh, ju inkurajojmë ta bëni sa më shpejt, dhe meqë po iu pengon Qeveria dhe opozita po ua shkruajmë këtë letër. E në të presidenti do të cekë: Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”.

Surroi ka rilexuar edhe letrat e Brukselit dërguar kryeministrit Haradinaj:

“Mandati jonë po përfundon dhe duam që brenda këtyre tre muajve të ardhshëm të mbërrijmë marrëveshje. Ju po na i prishni punët me kërkesë për parime negociatore, taksa 100 për qind, rezoluta Kuvendi dhe opozitë ndaj nesh. Ne kemi pasur një partner deri më tani dhe me të do të kryejmë punë. Këtë partner tonin e mbështet, siç shihet, edhe John Bolton”.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni këtu.