Surroi thotë se është edhe më zi se pornografia publikimi i dhunimit!

    Pas publikimit të një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ku shihej një grua derisa dhunohej nga tre policë serbë në sy të familjarëve të saj ka irrituar publikun kosovar, grupet që mbrojnë gratë e dhunuara dhe familjarët e viktimave në fjalë.

    Së fundi, publicisti Veton Surroi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, deklaroi që “Publikimi i një dhunimi [për përfitime politike] quhet perverzion.”Periskopi më herët hoqi të gjitha fotografitë nga lajmet e publikuara më herët për rastin, sapo mori vesh që familjarët e viktimës kishin kërkuar një gjë të tillë.

    Ky është reagimi i plotë i z.Surroi:

    Publikimi i një akti seksual për përfitim parash quhet pornografi.

    Publikimi i një akti seksual për përfitim politik quhet pornografi politike.

    Publikimi i një dhunimi quhet perverzion. Në këso rasti, politik.

    Lexo edhe:  Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret për të sulmuar qytetarët e Kosovës as në veri as në jug