Të mërkurën protestë në Gjakovë, në mbrojtje të policëve që zunë hajnat – por u suspenduan nga drejtoria

    Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është paralajmëruar të mbahet të mërkurën prej orës 10:00, para stacionit të Policisë në Gjakovë.

    Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe dinjiteti i Policisë.

    Protesta është thirrur pas vendimit skandaloz të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

    Kujtojmë se vendimi i Drejtorisë së Policisë për të suspenduar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, ka ardhur në kohen kur grabitjet e armatosura dita ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë në Kosovë.