Tension në Bruksel, BE-ja ia anulon konferencën Haradinajt

    Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian e ka anuluar konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, pas takimit në Këshillin e MSA’së.

    Siç raportojnë gazetarët kosovarë në Bruksel, kjo ka ardhur për shkak të tendosjes së atmosferës në takimin e MSA’së, e ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë, shkruan gazetametro.net.

    Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.

    E gazetarja e RTK’së, Xheraqina Tufina, e ka konfirmuar anulimin e konferencës së përbashkët të Haradinajt me Mogherinin e Hahn’in.

    Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që ndaj Kosovës BE’ja vepron njëlloj pas takimit të Këshillit të MSA’së. Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur BE’ja i bënte trysni Kosovës për Demarkacion.

    Ndryshe, Haradinaj udhëtoi sot për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE’ja dha dje një kompromis, por që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Qeverinë e cila po kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.

    Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditët në vijim: Qershori nis me…TABELA