Thaçi flet sërish për kufijtë: Unë nuk jam naiv

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova duhet ta mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë në një formulë të përhershme dhe të qëndrueshme.Në një intervistë për European Western Balkans ai ka deklaruar se “Republika jonë është një fakt në marrëdhëniet ndërkombëtare”.“Ajo është njohur nga 116 shtete anëtare të OKB-së dhe është anëtare e barabartë në shumë forume ndërkombëtare shumëpalëshe, nga FMN-ja dhe Banka Botërore në Komisionin e Venedikut ose në procesin e Berlinit”

“Megjithatë, anëtarësimi në BE dhe NATO, e cila është një dëshirë e 92% e popullsisë së Kosovës, është e pakuptimtë derisa të zgjidhim çështjet e hapura bilaterale. Kosova me Serbinë ka shumë çështje, nga trashëgimia e luftës, si të zhdukurit dhe reparacionet e luftës, deri tek çështjet më bashkëkohore. Disa nga këto çështje po trajtoheshin në dialog në Bruksel, por ka ardhur koha për zgjidhjen përfundimtare dhe ligjore”.“Unë jam kundër kufijve etnikë. Por unë nuk jam edhe naiv. Unë e di se Serbia preferon t’i tërheqë këmbët në njohjen e pashmangshme të Kosovës. Ata do të dëshironin të ruanin status quon, por kjo gjendje nuk është e mundur për t`u ruajtur më”Kreu i shtetit gjatë kësaj interviste ka ptencuar se duhet të përcaktohet kufiri 400 kilometërsh i gjatë mes të dyja vendeve dhe me Kosovën në OKB, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është arsyeja pse partnerët tanë perëndimorë janë të hapur për zgjidhje kreative dhe progresive, kështu që ne mund ta arrijmë këtë qëllim. Jam gati të diskutoj zgjidhje me këdo për të garantuar vendin dhe perspektivën e përforcuar të Kosovës si një anëtar i familjes së vendeve euroatlantike “